Pianistja Evelina De Lain luajti piano në Himalaje për 90 minuta në pesë mijë metra lartësi.
Ajo hyri në librin e rekordeve Gines. Ky është koncerti i zhvilluar në një nga pikat më të lartë të botës.
Qëllimi ishte human: grumbullimi i fondeve për pacientët me fibrozë cistike. Më pas, pianoja iu dha një shkolle lokale.
Pianistja ka sfiduar veten dyfish: vite më parë ajo kishte humbur aftësinë për të lëvizur gishtat e duarve të saj pas një lëndimi.
"Pak vite më parë nuk do të kisha menduar kurrë të kthehesha në piano, as të performoja në koncertin më të lartë muzikor klasik", tha Evelina.
"Duke luajtur në lartësi të tillë ishte një nga gjërat më të vështira që kam bërë ndonjëherë. Nuk jam nga ato që shmang sfidat. I ftohti ishte i pabesueshëm, por era ishte më problematike. Ishte megjithatë një nder të luash pranë reve".