Në janarin e 2018 fotoja e tij bëri histori në ëeb dhe preku miliona njerëz. I vogli Ëang, 10 vjeç çdo ditë bënte 5 kilometra në këmbë mes borës dhe temperaturave shumë të ulëta për të arritur në shkollë.
Fotoja e tij ku djali është me flokë të ngrirë u bë virale. Një vit më pas shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij.
Autoritetet kineze i kanë siguruar familjes një shtëpi të re pranë shkollës dhe tani i duhen vetëm 10 minuta për të shkuar në shkollë.
Jo vetëm familja ka përfituar nga kjo famë. Autoritetet kineze kanë bërë shumë inevstime në provincën Yunnan, si dhe në shkollë ku tashmë është vendosur një impiant ngrohjeje dhe është ngritur një konvikt për fëmijët që banojnë larg.