Familja mbretërore në Angli duket se nuk vë më rripa sigurimi në makinë. Sigurisht që e gjithë kjo e ka një arsye.
Që pas aksidentit të Princit Philip nisën të qarkullonin këto thashetheme lidhur me rripat e sigurimit. Sipas mediave të huaja kjo ka të bëjë me sigurinë e tyre personale.
Ish-oficeri i familjes, Simon Morgan u shpreh se ata nuk i përdorin rripat në mënyrë që të kenë mundësi të largohen në çdo situatë.
Kjo formë sigurie të jep më shumë kohë për tu arratisur pasi shpesh herë ndodh që rripat e sigurimit të bllokohen.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





