Bora ka mbuluar rrugët e Parisit, por brenda “Grand Palais” ku stilisti Karl Lagerfeld shfaqi koleksionin e tij couture të “Chanel” për pranverë 2019, ishte një botë krejt tjetër dhe një kthim pas në verën e “Vilës Chanel”.
Ambientet mahnitëse ku u zhvillua sfilata të kujtonin një vilë në Monte Karlo, në jug të Francës, me palma, një shkallë të madhe të dyfishtë që të çonte në një lëndinë të kuruar me një pishinë gjigante në qendër.