Këtë javë, në Arabinë Saudite do të mbahet Java e Parë e Modës. Nëse mendoni se do të shihni foto dhe trende, e keni gabim. Asnjë fotograf nuk u lejua dhe asnjë burrë.
Sidoqoftë ishte një event i rëndësishëm, pasi stilistë si Roberto Cavalli dhe Jean Paul Gaultier prezantuan koleksionet e tyre përkrah stilistëve vendas.
Eventi u mbajt në hotelin Ritz Carlton në kryeqytetin Riyadh pasi u shty dy javë prej probleme visash dhe prenotimesh.
Burrat u lejuan në ceremoninë e hapjes në fillim të javës, por në sfilata do të jenë të ftuara vetëm gra, pasi modelet s’do të jenë të mbuluara me abaya. Fotografia gjithashtu u ndalua.
Java e Modës është vetëm një nga lëvizjet progresive që Princi i Kurorës Muhammad bin Salman po bën për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të tërhequr investitorë të huaj.
ayal Issa Abuzaid, drejtoresha e Këshillit të Javës së Modës në Arabinë Saudite tha se “Java e Parë e Modës Arabe në Riyadh do të jetë më tepër se një event botëror. Është një katalist përmes të cilit sektori i modës do të nxisë sektorë të tjerë ekonomikë si turizmi, mikpritja, udhëtimet dhe tregëtia.”