Foto/ Shtëpitë e Modës i nxorrën modelet e shapkave të verës dhe janë ‘’ bomb”

Tuesday, 17 Prill 2018 18:27

Ditët sa po vijnë e po bëhen më të ngrohta, dhe kjo është koha perfekte pë të bërë pjesë të garderbës shapkat që do të vishni këtë verë. Shtëpitë e modës i kanë nxjerrë tashmë në shitje modelet e shapkave që do të veshimë këtë vit dhe na besoni, ato duken sikur janë bërë për kukullat!

Shapkat e veshura me copa shumëngjyrëshe duket sikur janë kryefjala e këtij viti. Saten, lino dhe çdo material tjetër që deri më tani e kemi gjetur në veshje, këtë sezon do ta gjejmë edhe në shapka.

Stilistët dhe dizenjuesit duket se janë treguar shumë bujarë edhe me detajet e shumtë dekorativë. Shapkat e këtij sezoni përmbajnë të gjithë detajet e këpucëve të kukullave.

 

 

Pa lënë mënjanë edhe modelet bazike. Shapkat dhe sandalet gladiator në materialin e lëkurës do të jenë një Po e madhe edhe këtë verë.

 

 Madje do t’ju këshillonim të nxirrni në rrugë edhe shapkat e plazhit pasi edhe ato shapka janë.
Kjo verë duket se i është dedikuar ngjyrave ndaj për të qenë IN do të na duhet ta guxojmë më shumë se kurrë me këto të fundit.
 
Login to post comments