Studimi i fundit/ Gratë e bukura dëmtojnë shëndetin

Tuesday, 17 Prill 2018 19:14
Julia Roberts Julia Roberts

Studimi i fundit i disa shkencëtarëve spanjoll ka treguar se një femër e bukur bën keq për shëndetin, pasi pesë minuta të kaluara vetëm me një femër të bukur, bën që mashkullit t’i rritet niveli i hormonit të stresit-kortizol.

Niveli i hormonit të stresit është edhe më i lartë te meshkujt që mendojnë se femra e bukur pranë të cilës qëndrojnë, është superiore ndaj tij.
Shkencëtarët pranë Universitetit të Valencias kanë testuar 84 meshkuj, të cilët kanë qëndruar një nga një në një dhomë. Atyre iu janë bashkëngjitur një femër dhe një mashkull.
Kur femra është larguar nga dhoma, niveli i kortizolit nuk është rritur, ndërsa nëse është larguar mashkulli shoqërues, atëherë niveli i kortizolit është rritur përnjëherë.
Organizmi prodhon kortizol kur gjendet nën stres fizik ose psikik, ndërsa është i lidhur me sëmundjet e zemrës. Megjithatë mund të ketë efekt pozitiv në doza të vogla, sepse shton vigjilencën dhe i ndihmon organizmit.
Mirëpo nëse rritja e nivelit të tij bëhet kronike, atëherë mund të çrregullojë gjendjen e organizmit duke çuar deri te shfaqja e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe impotencës.

Login to post comments