“Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për ‘Mission’ dhe për Papën Françeskun” Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian Ennio Morricone, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 92-vjecare.
Këto kanë qenë momentet emocionuese (të paktën të deklaruara) të jetës së tij të treguar gjatë intervistës së fundit të dhënë në 90-vjetorin e tij.
Ai kishte kompozuar një meshë për dyqind vjetorin e rikonstruksionit të Shoqërisë së Jezusit, pas shtypjes së vitit 1773. Para ekzekutimit të muzikës, ai u takua me Papa Françeskun dhe së bashku me gruan e tij Maria shpërthyen në lot.
Hera e dytë ishte për ‘Mission’, filmi i Roland Joffé i 1986-ës, fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi ‘Mission’ tregon për jezuitët të torturuar dhe vrarë sepse u përpoqën që të shpëtonin indianët e Amerikës së Jugut nga skllavëria. Kolona zanore e këtij filmi u kopozuar nga vetë Morricone.
Ennio Morricone vdiq mbrëmjen e së hënës në një klinikë në Romës pas problemeve shendetesore qe kishte pasur, pas një rrezimi. Ennio Morricone mrekulloi botën me muzikën e tij, e cila ishte kolona zanore e shumë filmave në Itali dhe në botë. Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”.