U mbyll nga pandemia e COVID-19, hapet pas më shumë se 130 ditësh “La Scala” në Milano

Tuesday, 07 July 2020 10:03

Pas më shumë se 130 ditësh mbyllje, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shefi i ‘La Scala-s”, Dominique Meyer, rihapi dyert e teatrit milanez dhe mirëpriti spektatorët.
“Hera e fundit që erdha këtu ishte kur njoftova se duhet të mbylleshim dhe ishte një dhimbje për të gjithë. Ne nuk e dinim që do të mbylleshim për katër muaj. Sonte unë dola për të gjetur audiencën”-tha ai më tej.

“Është emocionuese të dëgjohet përsëri zhurmë në këtë sallë”- tha ia nga skena ku së bashke me kryetarin e bashkisë së Milanos Giuseppe Sala, mirëpriti 600 spektatorët e “Katër koncerteve për rifillimin”.

Kujtojmë që Italia është një nga shtet më botë më të prekura nga koronavirusi. Deri tani në shtetin fqinj janë regjistruar 241.819 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 34.869.

Ndërsa Lombardia ku ndodhet dhe Milano është një nga rajonet më të prekura në Itali ku janë numri më i madh i të infektuarve dhe të vdekurve.

Login to post comments