×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Jam unë që heq dorë nga ty”/ Letra e ndjerë e një djali që vuan nga kanceri, për ish të dashurën

Hënë, 14 May 2018 16:30

“Më në fund kam hequr dorë. Ka pasur momente, kur nuk kam dashur ta bëj diçka të tillë; momente kur kam dashur të të përgjigjem në mesazhe dhe në telefonata; momente kur doja të rrija, në vend që të largohesha; momente kur kam dashur të të them “Do të rri”, në vend të “Do të lë të shkosh”.

Më kanë pëlqyer gjithmonë çastet, kur ke bërë për mua gjeste të vogla, por me emocione të mëdha për të më bërë të ndihesha special. Mënyra me të cilën më flisje, ndonjëherë e bënte zemrën time të donte të dilte nga kraharori dhe të vinte drejt teje.

Historia jonë nuk i ngjante historive tipike të dashurisë. Ishte ndryshe nga ato histori që i ndeshim në përralla. Unë nuk isha i sigurtë, nëse edhe ti ndieje të njëjtën gjë për mua, por isha i sigurtë për diçka. Historia jonë ishte reale. Ishte real çdo rast, kur të shihja dhe mendoja se ishe speciale. Ishte real momenti, kur më bërë të qeshja për herë të parë. Po njësoj ishte real edhe momenti, kur e dija se duhet të lija të ikje, sepse dhimbja po bëhej e padurueshme.

Të të lija nuk ishte pjesa më e vështirë. Të të shoh nga larg po, kjo më tmerron, më thyen përbrenda. Gjithë bota është shndërruar në një vend krejtësisht ndryshe që nga momenti që të humba. Historitë e mia nuk janë më të njëjtat, pa të pasur ty si dëgjuesen aktive të tyre.

E di për çfarë shpresoj? Shpresoj që e ardhmja të jetë më e mirë për ty, pasi unë e di fundin tim. Shpresoj që gjithë saktificat e mia të marrin kuptim në të ardhmen dhe ti të jesh e lumtur në krahët e dikujt tjetri. Unë nuk mund të të dënoja duke qëndruar pranë meje. Nuk kishe pse vuaje bashkë me mua dhe as të luftoje për diçka që dihet se një ditë do të më mundë. Ti meriton më të mirën në jetë dhe jam i sigurtë se do ta arrish.

Më fal për çdo shpresë që të kam dhënë dikur! Më fal dhe për gjithë dhimbjen që po të shkaktoj! Ti më telefonon, më kërkon arsye dhe unë nuk të përgjigjem si më parë, por të kthehem gjithë inat. Nuk e meriton këtë gjë, por një ditë shpresoj të më kuptosh…”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...