Studimet gjatë viteve kanë treguar një lidhje mes një teprie të dopaminës në tru dhe prirjes për t’u angazhuar në sjellje impulsive dhe të rrezikshme.
Kjo dopaminë në tepricë është shoqërizuar gjithashtu me një variant specifik të gjenit DRD4, që kodon një tip të vetëm të një receptori të dopaminës, të quajtur aleli 7R+ .
Ndërsa ky variacion gjenetik ka qenë i lidhur më parë me çështje si kumari dhe varësia, mund të shpjegohet gjithashtu në një kompulsion më beninj si padurimi për të udhëtuar.
Justin Garcia, një biolog evolucionar në Insitutin Kinsey të Universitetit të Indianas, ka thënë se gjeni DRD4 si edhe dopamina ekstra që vijon mund të ketë ndihmuar për ta provokuar njeriun prehistorik të dalë nga shtëpia dhe të eksplorojë territore të tjerë me shpresë për të gjetur ushqim, çiftëzim dhe strehë. Megjithëse këto nevoja mbijetese nuk luajnë rol tanimë, ai sfond biolohjik mund të ketë ndryshuar në një dëshirë për bredhje në kohët moderne.
Ndërsa duket se në shumicën e shpjegimeve shkencore ka një kombinim të natyrës dhe të të ushqyerit, Garcia ka thënë se DRD4 mund të sqarojë se përse disa e shohin udhëtimin si emocionues dhe të tjerët e shohin si tmerrues. J. Koji Lum, një antropolog në Universitetin e Binghamton ia ka sqaruar këtë koncept të mëtejshëm shkrimtares Kayt Sukel në librin e saj, Arti i Rrezikut.
“DRD4 është një gjen, sigurisht, kontributi i tij në çdo sjellje komplekse po bëhet i vogël. Por këto diferenca të vogla po shtohen” , ka sqaruar ai “Në një farë shtrirjeje, rreziku i ndërmarrë është thjesht një algoritëm në kokën tuaj. Variantet e ndryshme gjenetike dot ë thonë se algoritmet janë lehtësisht nivele të ndryshëm në njerëz të ndryshëm. Nga kjo vjen gjithçka: Njerëzit vënë në punë algoritme të ndryshëm që ndihmojnë në përkufizimin se duan apo jo të marrin një rrezik. Dhe kohët e fundit, ajo diferencë e vogël në algoritëm përfundon në jetë të jetuara krejt ndryshëm”.
Ndaj, nëse njerëzit mendojnë se je i çmendur apo e çmendur se dëshiron të shohësh botën, dijeni se impulsi juaj mund t’i ketë rrënjët në biologji.