Në kontinentin e largët të Australisë kanë zbritur shtëpitë e modës për të prezantuar koleksionet pranverë verë.
Një javë mode kjo e sponsorizuar nga Mercedes-Benz Fashion Ëeek që sjell më të mirat e botës së modës.
Camilla dhe Marc janë stilistët e parë që hapën këtë event.
Ata ishin frymëzuar nga prerjet e mëdha dhe ato që binin më shumë në sy ishin cantat oversize.
E zeza nuk del nga moda, por as fustanët me thekë nuk do t’i mungojnë sezonit të nxehtë.
Ndërsa ngjyrat e tokës si kafja apo bezha do t’i tregojnë më elegante të gjitha vajzat që do ti veshin.
Sezoni i plazhit po afron e në këtë javë s’mund të mungojnë dhe rrobat e banjës. Duke filluar nga e bardha për të treguar format deri tek e kuqja apo bluja.
Të gjitha këto të kombinuara bukur me pantallona të shkurtra apo kimono.