Edhe bimët komunikojnë mes tyre me mesazhe kimike që shkëmbehen nëpërmjet rrënjëve. Ky është rezultati i studimeve të fundit të Universitetit Suedez të shkencave të Agrikulturës.
Sipas tyre, bimët janë në gjendje të kuptojnë prezencën e fqinjëve dhe të modifikojnë në bazë të tyre rritjen.
Sipas kërkuesve, ekziston një lloj sinjalizimi biokimik sekret nga rrënjët me të cilat kufizohet rritja e bimëve të tjera që ndodhen pranë, në mënyrë që të kenë sa më shumë terren në dispozicion.
Studimi tregon nivelin e kompleksitetit të marrëdhënieve të bimëve mes tyre dhe tokës.
E njëjta gjë nuk ndodh me pemët, të cilat mendohet se ndihmojnë njëra tjetrën në ushqyerje.