REDAKSIONALE
U bënë disa muaj që në tentativë për të sjellë gjoja risi Kryeministri e mbledh qeverinë në qarqe të ndryshme të vendit.
Shtegtimi në rrethe i Qeverisë është bërë tashmë një ekskursion bajat i Ramës dhe beniaminëve të tij ministra.
Dhe rezultati është katastrofë, një mbledhje me dyer të mbyllura, një konferencë për shtyp me broçkulla pa fund të Ramës dhe një drekë super e shtrenjtë, që në rastin më të mirë paguhet me taksat tona, sepse nuk ndodh rrallë që të paguhet nga padrinot që menaxhojnë trafikun e drogës në zonë.
Ky Kryeministër e ka katandisur Këshillin e Ministrave në një cirk shëtitës, ku rolin kryesor të ‘Palaços’ e ka marrë vetë me krenari.
Asnjë seriozitet në këto mbledhje, vetëm shfaqje të turpshme dhe bajate. Ndërkohë që vendi rrëshqet dhunshëm në situatë të pamenduara. Vendi është në prag katastrofe.
Shëtitjeve të Ramës, që e merr qeverinë si çantë shpine, i ka ardhur fundi. /55news.al/