Pse kaq i afërt ky Sinan Idrizi me Ramën?

E Enjte, 14 June 2018 19:57

REDAKSIONALE

Denoncimi i sotëm i Partisë për dhënien e licencës së ‘Air Albania’ për mikun e Kryeministrit Edi Rama, Sinan Idrizi ishte i disati akt klientelist dhe korruptiv që sjell në vëmendje emrin e mikut vlonjat të Ramës

Pyetjet që shtroi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për këtë çështje ishin: Të kujt janë paratë e Air Albania? Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi? Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës? A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Sinan Idrizi njihet për besnikërinë e treguar karshi Edi Ramës. Ai ka qenë një prej oligarkëve të tij më të bindur dhe më të dashur. Ndihma që ai i dha në tentativën e dështuar të Ramës për të kapur Federatën Shqiptare të Futbollit ishte një tjetër shërbim i Idrizit për shefin e tij.

Por një pyetje tjetër duhet të shtrohet përpos atyre të PD: Pse kaq i afër ky Sinan Idrizi me Ramën? A ndikon në këtë lidhje të ngushtë ortakësh babai shpirtëror i Ramës, Erdogan?

A është na fakt Sinan Idrizi një urë lidhëse e Ramës me Erdoganin? Urë lidhëse për sa i përket parave dhe bizneseve të tyre të pista dhe të fshehta?

Të gjitha këto janë pikëpyetje që kërkojnë shpjegim të menjëhershëm nga ana e Kryeministrit Rama. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 13:04
Login to post comments