Tashmi është zyrtare. Rama më në fund e vulosi dëshirën e tij për të dekoruar atentatorin e Azem Hajdarit, njeriut të derdhi gjak në aulën e Parlamentit, Gafurr Mazreku. Nëpërmjet votës së 13 ushtarëve të tij në Bashkinë e Hasit, Rama ia doli të ngrinte monument një vrasësi.
Me këtë vendim të turpshëm Edi Rama dëshmon se nuk asgjë më shumë sesa bir i denjë i babit të tij, Kristaq Ramës i cili vrau poetin deisdent Havzi Nela.
Në vitin 1988 Havzi Nela u var në sajë të firmës së Kristaq Ramës dhe shokëve të tij të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
I biri i Kristaqit sot, Kryeministër i vendit, e ngre në piedestal një kriminel që derdhi breshëri plumbash mbi një hero, siç është Azem Hajdari.
Edi Rama po tregon se është i denjë si pasardhës i Kristaqit dhe i Partisë së Enverit Miladinit. Ai tregon se ka të njëjtën urrejtje për Veriun siç kishin etërit e tij.
Rama është pasardhës i denjë i politikës sllavo-komuniste të Enver Hoxhës dhe Shefqet Peçit.
Sot pas 27 viteve që shqiptarët me në krye Azem Hajdarin shporrën komunistët, ky pinjoll i tyre tenton të përdhosë simbolet kombëtare dhe t’i rikthejë në pushtet, duke nxitur revolta dhe urrejtje. Shqiptarët do ta ndalin. /55news.al/