I përhershëm, si e përkohshmja Arta Marku‎

Hënë, 18 June 2018 22:18

Nga Oerd Bylykbashi

Sot u bene plot 6 muaj qe kur Arta Marku, nen cader, ne mes te tymit, vuri doren te betohej mbi Kushtetute si Prokurore e Pergjithshme e Perkoheshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh nje PPP.
Thane qe do te qendronte vetem nje apo dy muaj sa te zgjidhej Keshilli i Larte i Pro‎kurorise, por ky keshill as ka ndermend te zgjidhet per shume kohe. Dhe pa KLP nuk ka Prokuror te Pergjithshem me mandat 5-vjecar.
Opozita propozoi amendament kushtetues qe ta fuste kete pune ne hulli kushtetuese. Por ata ne PS qe bene corbe reformen ne drejtesi, thane se deri sa te hynte ne fuqi amendamenti kushtetues, do te ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutes ndaj nuk duhej. Amendamenti do kishte hyre dy here ne fuqi deri me sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5 vjecar nuk kemi.
Dhe Arta Marku rri e veshtron yjet, me dilemen: me mire i Perkohshem pa afat, apo i Perheshem me afat 5 vjecar? Mah, nuk e di, po pyes njehere Kryeministrin a i duhem akoma...‎
Nderkohe trafiqet vazhdojne, Tahiri eshte i lire, hetimet per Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku jane, ministrat e korruptuar flene si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombetar privatit qe te beje pallat e ta shesin bashke, dhe Rama qeveris pa ate gjembin qe quhet Gjykate Kushtetuese. Tranzicion i perhershem si gjithmone.

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 17:20
Login to post comments