Erion Veliaj, fatkeqësia rezervë e PS-së

Tuesday, 19 June 2018 15:00

Sot pamë shfaqjen e radhës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një njeri që ka zero respekt për rregullat, për institucionet, një rrezik permanent në kryeqytet.

Ky njeri që sa herë që flet mashtron, gënjeshtar profesionit, i korruptuar në qelizë, një vrasës në kuptimin e vërtetë të fjalës (kujtojmë këtu rastin e tragjedisë së Ardit Gjoklajt).

Erdhi në krye të Bashkisë së Tiranë duke u premtuar qytetarëve të kryeqytetit një hapësirë të madhe të gjelbër për të gjithë ndërkohë që e vetmja gjë që bën është mbjellja e kullave në çdo hapësirë boshe që gjen.

Një maniak i lejeve të ndërtimit, ku në bashkëpunim të ngushtë me Ramën po shpërblen çdo oligark në Tiranë, në dëm të interesave të qytetarëve.

Sot Tirana është në situatën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Sot kryeqytetasit jetojnë më keq për shkak se jeta është shtrenjtuar, sot kryeqytetasit e paguajnë 60% më shtrenjtë ujin, parkimi në Tiranë përveçse vijon të jetë i pamundur tanimë është edhe më i shtrenjtë se kryeqytete në Evropë, zero vende pune janë krijuar. Ishin këto të gjitha premtime të z. Veliaj në Tiranë.

T’i numërosh të zezat këtij njeriu të duhet kohë e gjatë.

Në fakt kryeqyteti sot është duke u përballur me një rrezik real, një fatkeqësi shumë e madhe. Por ajo që ne duhet të kemi me të vërtetë shumë kujdes si shoqëri është se de fakto ky njeri përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për të gjithë shoqërinë shqiptare. Sepse të gjithë ne e dimë që Partia Socialiste e ka projektuar atë si pasardhësin e Edi Ramës. Që shkatërrimit që Edi Rama i ka bërë vendit dhe Partisë Socialiste Veliaj të kthejë në një nivel më të lartë, t’i japë goditjen përfundimtare.

Sot në Bashkinë e Tiranës, nesër në krye të Rilindjes Veliaj është një rrezik kombëtar. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi. Çdo veprim që ky njeri bën në krye të Bashkisë së Tiranës është një paralajmërim i qartë për të gjithë vendin. Ka një shprehje e cila thotë se ‘njeriu i paralajmëruar, gjysmë i shpëtuar’. Ndaj shqiptarët do të dinë ta shpëtojnë vendin nga Partia Socialiste, e cila i ka rezervuar kombit një fatkeqësi të madhe rezervë, por këtë herë jo vetëm për Tiranën por për të gjithë Shqipërinë. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 21:51
Login to post comments