Primitivizmi politik ballkanik

E mërkurë, 08 August 2018 09:18

Nga Tritan Shehu

Mund te japesh plot shembuj per te konfirmuar pikerisht kete, faktin qe ne Rajonin tone politika e veçanërisht ajo e jashteme eshte e mbushur me shume tipare te perbashketa, qe fatkeqesisht ne nje shumice do te cilesoheshin primitivizma, nqs do te analizoheshin nen kendveshtrimin e nje politike Perendimore.
Deshira dhe kembengulja per ta perdorur kete pjese te politikes per interesa personale, apo obligime a detyrime te tilla, edhe kur keto se paku nuk perputhen me interesat e vendit a Rajonit, gafat formale dhe etike gjate saj e artikulimeve etj, ngelin deshmi e ketij fenomeni, gje qe pa dyshim demton rende hapesiren tone.
Te kerkosh te japesh shembuj per te argumentuar kete mendim eshte ekstremisht e lehte, se ato ndeshen rendom ne qendrime te tilla duke krijuar deme e probleme serioze. Ishin te asaj natyre psh ato te Gruevskit ne Maqedoni, qe i sollen nje vonese te madhe antaresimit ne NATO te atij vendi apo dhe ne integrimin europian, aq sa sot jane vene ne dyshim, qofte edhe nga nje vazhdimesi e ngjashme e Presidentit Ivanov.
Nje loje e tille obstruksioniste u luajt dhe ne Kosove psh per “demarkacionin” me Malin e Zi, duke bere qe ai vend te vazhdoje te paguaje akoma nje cmim per ato “lajthitje”. Nqs treni te iken nje here, eshte me e veshtire dhe e gjate rruga per ta arritur me tej ate.
Ne vendin tone, shembuj te tille jane me “tonelata”. Ndonje here ato kane dhene vonesa e probleme serioze, si ndodhi psh kur Rilindja perdori “Fierin” per te bllokuar Statusin Kandidat te Shqiperise. Fatmiresisht cadrat nuk arriten te bejne kete gje me liberalizimin e vizave per qytetaret tane. Nga ana tjeter Shqiperia u perfshi ne skandale te verteta ndaj ShBA ne Konferencen Islamike dhe Asamblene e OKB, vetem sepse sic duket nuk mund te largohej nga kondicionime nga pale te treta, shume larg interesave tona kombetare ato.
Pra te tilla simptoma, te lidhura me mentalitete primitive, mungesa vizioni, apo “prangosje” personale jane te shumta dhe te riperseritura, duke vazhduar e u paraqitur ne forma nga me te ndryshmet, filluar kjo nga vendime te rrezikeshme, hapa aventureske, nje mungese e thelle transparence e argumentimi te qendrimeve e deri te reagime konfuze korregjuese, qe shpesh thellojne demin e pare, e te bejne te humbesh cdo kredibiletet. Dhe ketu ne krye te kesaj liste jane maredheniet tona me Greqine prej vitit 2013. Mbasi keto maredhenie u shkaterruan me koshience e aventurizem nga Rilindja, me tej kerkohet te rindertohen nga pozitat kapitulluese, dhe te gjitha keto hapa se bashku nen nje fshehtesi te plote.
Ne ditet e fundit kjo tablloja pasurohet duke u perseritur qofte ne inisiativa pa asnje themel e argument, te fshehtesia e hapave, aventurizmi ne leshimin e ideve, arroganca e deklaratave dhe deri te terheqja si skutha prej atyre mbas presionit te brendshem apo te jashtem. Kete e kemi takuar disa here ne Tirane ne keto 5 vite, jo vetem ndaj Greqise; kjo u vu re dhe ditet e fundit ne nje ”platforme”, qe per mua nuk lindi e izoluar vetem ne Prishtine apo ne Tirane dhe si e tille behet me e rrezikeshme.
Nga Kosova Z.Majko deklaron ne emer te Kryeministrit te tij se prej 1 janarit do te bjere kufiri Shqiperi-Kosove. Kete deklarate shume serioze, me pergjegjesi e pasoja te medha, nqs do merrej seriozisht vecanerisht nga komuniteti nderkombetar, ai e publikon te shoqeruar me nje foto ku cfaqej me disa VIP-a dhe Presidentin e Kosoves perpara nje grumbulli shishesh birre, gje qe me beri ta quaj ate “platforma e festes se birres”. Por sic duket partneret tane tashti kane filluar te na njohin dhe heshten, ndoshta dhe prej birrave mbi tryeze. I vetmi reagim erdhi nga Beogradi, edhe ky “i cuditshem” e artificial, kur kerkonte te na bindete qe Serbine vetem Enver Hoxha e ka trembur me idene e “Shqiperise se tij madhe”, nje mega genjeshter kjo. Une nuk e di nese kemi te bejme me nje rastesi apo jo ketu, por ne fakt kjo deklarate serbe kondicionoi me nje fushate te orkestruar meskine ne Shqiperi per ta vene perseri Hoxhen ne piedestalin e patriotizmit shqiptar!
Sidoqofte mbas kesaj “fishekzare te leshuar gjate birres”, heshtje e plote nga Tirana dhe Majko vete, asgje...!
Por nderkaq Presidenti Thaci leshon “bomben” e tij, nuk e di ne prezence te Majkos apo jo, por brenda harkut kohor e disa “kendveshtrimeve” te “platformes se festes se birres”. Ai leshoi idene e ndryshimit te kufijeve duke kerkuar bashkimin e trojeve shqiptare, qe jane ne Serbi, dhe cuditerisht pa dhene asgje ne kompesim! Nje deklarate kjo ekstremisht serioze, potencialisht me pasoja te thella e te rrezikeshme, por perseri sipas zakonit Rajonal pa asnje argumentim dhe pa asnje konsulte qofte edhe me opoziten e atyshme (se paku sic ajo pretendon). Elemente te perbashket keto me veprimet e Rilindjes sone. Ne fakt kjo deklarate ka dhe dicka tjeter te perbashket me qendrimet surealiste te qeverisjes ne vendin tim. Edhe Rilindja ketu deklaron se Mareveshja e re e Detit me Greqine do te jete vecse ne favorin tone, duke dashur te nen kuptojme se grupi i yne negociator, pasi i detyroi koleget greke te pranojne se kishin gabuar rende e na kishin bere padrejtesi me mareveshjen e 2012, tashti ata te penduar jo vetem po na kthejne gjithcka qe na “rrembyen a ja shiti Berisha”, por per ndjese e pa pagese po na dhurojne disa qindra kilometra katrore det e depozita gazi nen ate! Dhe kjo ndodh megjithese ne u kthyem ne ate dialog me “bisht nder shale” e kredibilitet zero prej cfare katranosi me pese vite kjo Rilindje! Ne keto linja duken edhe deklaratat e Presidentit Kosovar, qe vetem thote se cfare do t’i ”marre” ai Serbise, pa asnje cmim..., sikur ajo ne cast eshte kthyer ne nje lepurush te bute e doreshpuar! Per cudine me te madhe, si per te na bindur neve ne forcen e tij “qiellore realizuese” te kesaj mrekullie, apo per te “trembur” Beogradin, ai leshon prej majes se Olimpit te gjitha rrufete mbi Berishen duke e anatemuar ate dhe “harruar” sa shume ka bere ai per Shqiperine, Kosoven e Rajonin.
Por te nesermen....si me magji ( jo per magji, por prej mekanizmave te primitivizmit ndoshta) ky terhiqet, terheq akuzat e ofendimet, deklaron qe nuk do kete ndryshime te kufijve, por vetem “rregullim te tyre”, sikur deri nje dite me pare u fol vecse per ngjyren e piramidave kufitare. Po te kthehesh pak mbrapa ne kohe e vend kete manover beri dhe Tirana kur mbasi akuzoi per tradheti opoziten; edhe mareveshjen teknike me Greqine per piramidat deshte ta shiste si definim kufiri, ne realitet i perfunduar ky ne Firence qe me 1925. Me pas beri marsh mbrapa!
Te gjitha keto oshilacione, kontradiksione, aventurizma nuk mund te mos te te bejne te mendosh per shkakun qe i prodhon. Une nuk besoj qe eshte vetem ”birra”, megjithese si ide te gjitha jane te peraferta me ”platformen e festes” se saj. Ndodhin keto, nga mendjelehtesia, deshira per protagonizem, egoja personale, perfitime personale, kondicionime prej borxheve individuale, apo nga detyrime te krijuara nga prapesite dhe iligjititeti i veprimeve individuale apo ne grup (gjithmone gjerat shkruhen e fotografohen diku, ngelin e mund te perdoren ato)?
Une do them qe jane te gjitha keto bashke, ndoshta edhe me shume, duke perbere keshtu simptomat e nje semundje serioze te politikave tona te jashteme, te pasqyruara me tej me jo stabilitetin e saj, oshilacionet e medha e demtuese, konfuzionin e nje “feste birre”, por qe cojne ne vonesat e proceseve tona te emancipimit, zhvillimit e integrimit europian. Eshte shume me racionale e produktive per te gjithe, qe ne vend qe te ngreme keshtjella ne rere, te fabrikojme “mega platforma” ne boshllek, per shkaqet qe permenda, te ulemi e te punojme konkretisht e me transparence mbi projekte reale, ne pamje ndoshta dhe me te vogla, por te sigurta e te qarta per te ardhmen tone Europiane. Ne fakt jo rralle te tilla “vizione” te medha me origjina te pa qarta e surealiste, sado te “embla” mund te duken ne pamje te pare, fshehin ne vete vete premisat per aventurizma e konflikte te tjera te mundeshme ne Rajon, me nje cmim keto shume te larte e tragjik per te gjithe ne, qe jetojme ne kete gadishull.

 Botuar sot ne Gazeten “Panorama”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...