Nga Petrit Vasili
Pa asnje dyshim momenti, qe po kalon Kosova eshte shume i vecante, pikerisht nga ato momente, qe nuk vijne dy here ne jeten e nje vendi.
Rekomandimi pozitiv per liberalizimin e vizave per Kosoven i 18 korrikut te ketij viti ishte historik dhe jetik per te.
Ky rekomandim eshte konfirmimi i prioritetit madhor dhe te patjetersueshem te Kosoves drejt integrimit europian si shtet dhe i konfirmimit te gjithshkaje te arritur qe nga shpallja e pavaresise dhe jetesimi i pakos se Ahtisaarit.
Cdo ç'perqendrim nga ky proritet i integrimit europian,cdo debat tjeter i cdo natyre dhe aq me keq ai per shkembim teritoresh, jane praktikisht nje rruge e gabuar,pasi certifikimin e Kosoves ne te gjithe elementet e saj kushtetuese,teritoriale,te kontrollit te kufijve,
te funksionimit te shtetit ligjor dhe
te respektimit te te lirive dhe drejtave te njeriut tashme e beri Brukseli nepermjet Rekomandimit per liberalizimin e vizave per Shtetin e Kosoves.
Tani Kryefjala e politikes ne Kosove duhet te jete Europa,kryefjala e Kuvendit te Kosoves duhet te jete integrimi europian,kryefjala e qeverise se Kosoves duhet te jete liberalizimi i vizave,kryefjala e cdo qytetari te Kosoves qe ndihet i izoluar eshte levizja e lire.
Kjo kerkon pune te jashtezakonshme dhe perqendrim shume te madh nga te gjithe ne Kosove.
Shqiperia e ka kaluar kete proces i cili ishte i gjate dhe shume i komplikuar,por suksesi ishte unikal dhe historik sepse me ne fund u cliruam nga izolimi.
Kete presin me padurim te gjithe qe te ndodhe ne Kosove,por edhe kete presim edhe ne te gjithe ne Shqiperi.
Cdo devijim nga ky prioritet madhor eshte i demshem.