Nga Myqerem Tafaj
Digjitalizimi si sfida e shekullit buron nga Revolucioni i IV Teknologjik, i cili ka në bazë shtrirjen e IT në cdo fushë të ekonomisë dhe jetës, si energjia, industria, bujqësia dhe ekonomia e ushqimit, shërbimet, tregtia, etj. Por digjitalizimi fillon më sē pari nê shkolla, nga ajo fillore deri nē arsimin e lartë dhe trajnimet e vazhduara, në kuadër të të mësuarit gjatë gjithê jetês.
Shqipēria bëri hapa të rëndësishme në zhvillimin e IT pas vitit 2005. Interneti u shtri në të gjitha shkollat (deri në vitin 2005 vetêm 7% e shkollave kishin kabinete computerësh!) dhe i hapi rrugë shtrirjes së internetit deri në zonat e thella të vendit. Por, që atëhere kabinetet e IT në shkolla nuk janë rinovuar. Shpejtësia e internetit ishte e vogël, por nuk po investohet për rritjen e saj, në mënyrë që interneti të përdoret për platforma digjitale nē mësimdhënie. Edhe Gjermania aq e zhvilluar ankohet për shpejtësi të pamjaftueshme të internetit në 90% të shkollave, por po investon miliarda Euro pêr internetin e shpejtë dhe digjitalizimin e plotë të mësimdhënies.
Financimi me pikatore i universiteteve publike ka bërë që ato të mos kenë sot kabinete interneti dhe computerësh për mësim dhe në përdorim të studentëve, qē paguajnë tarifat ndër më të larta në Europë! Sot Shqipëria diplomon rreth 1500 studentë në degët e IT (në vitin 2004 diplomoheshin në IT vetëm 100-150 studentë në vit në të gjithë vendin!), por pjesa më e madhe e tyre janë të papunë dhe po emigrojnë, sepse qeveria nuk po zbaton programe reale nxirëse të sipëmarrjeve të reja dhe të vetpunêsimit edhe për një fushë me zhvilim kaq të vrullshëm si IT!
Edhe Shqipërisē do ti duhej një Këshill i tillë për Digjitalizimin! Por jo vetëm për show në media, por me investime prioritare për digjitalizimin në shkolla, universitete, energji, bujqësi, ekonomi të ushqimit, industri, shëndetēsi, tregti dhe shërbime, transport, etj.
Por, më së pari, Shqipêrisë i duhet të rritë, që vitin e ardhshëm, të paktën 5 herë buxhetin e investimeve për modernizimin dhe digjitalizimin në shkolla dhe universitete dhe kêrkimin shkencor. Përndryshe, cilësia mbetet thjesht propagandë dhe prapambetja do të zgjasë edhe për dekada të tjera.
Politika shqiptare duhet të arrij në një marrëveshje afagjatë mirëkuptimi për tê rritur, së paku për një 10 vjecar, buxhetin për arsimin dhe shkencën në 5% të GDP. Pa një investim të tillë për modernizimin e arsimit, kërkimin shkencor dhe pagat e mësuesve dhe pedagogēve e kërkuesve, arsimi dhe shkenca shqiptare, shkollat dhe universitetet publike, nuk do tê kenë as kushtet normale për mësim dhe kërkim, nuk mund të prodhojnë dot cilësi, nuk mund ti mund t'i paraprijnê zhvillimit ekonomik shoqëror të vendit, do të thellojnë hendekun e parapambetjes në krahasim me shkollat dhe universitetet e vendeve të tjera, dhe, për rrjedojë, studentët tanë do ti braktisin akoma më shumë universitetet tona për të studjuar në shkollat e huaja dhe për të mos u kthyer në Shqipëri.
Kjo do të ishte një MARRËVESHJE e vërtetë për Shqipërinë e zhvilluar europiane dhe do të mbështetej nga gjithë qytetarët. Kjo nuk është cështje teknicienësh ekonomisyë apo financierë, aq më pak e atyre që planifikojnë buxhetin me arithmetikë, qofshin këta edhe tê FMN, por kërkon vizion politik se si mund të zhvillohet Shqipëria nê kêtë shekull të shoqērisē dhe ekonomisë së dijes dhe teknologjisē.