Nga Ergys Mërtiri/
Bashkia deklaroi dje se terhiqet nga projekti i teatrit derisa te krijoje bazen ligjore te dakortesuar me KE-ne. Pra del se ligji special paska probleme dhe gjashte kullat po ndertohen pa bazen e duhur ligjore! E kuptuan me ne fund!
Rama nuk eshte prononcuar ende. Natyrisht madheria e tij nuk humb kurre. Humbjet ia delegon Lali Erit, ndonëse ligji eshte miratuar ne parlament dhe jo ne Bashki. Natyrisht, kjo eshte gjoba qe i vogli duhet t’i paguaje te madhit per tu bere pasardhes.
Megjithate ajo qe na vlen nga e gjithe kjo eshte se, ja qe me kembengulje arrihet gjithcka! Te gjithe skeptiket qe mendojne se Rama eshte i pathyeshem, duhet te kuptojne se ai eshte i dobet. Ate e ben te forte vetem skepticizmi i tyre dhe indiferenca e pergjumja e njerezve. Pra qeverine e mbajme ne në pushtet, asgje tjeter.
Uroj qe ky mesazh te jete kuptuar mire dhe ne protestat ne vijim te kete gjithmone e me shume njerez, deri ne terheqjen perfundimtare te qeverise nga nje projekt shkaterrimtar si ky per historine dhe mjedisin urban te qytetit ku jetojme.