×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vettingu në politikë dhe 3 mijë eurot e Ramës në llogari bankare

E Enjte, 13 September 2018 19:12

Ekziston një paradoks i madh me çështjen e vettingut, aq sa juridikisht dhe më së paku, pa qenë jurist por me logjike të thjeshtë, duket sikur na ofendon inteligjencën. Në krye të këtij paradoksi qëndron Edi Rama. Është kthyer tanimë në një barsoletë ose më saktë në një anekdotë që e nxjerr Pal Vatën burrë serioz, ajo deklarata e famshme e Ramës se ka vetëm 3000 euro në bankë. Por, kjo s’ka qenë vetëm një deklaratë publike, por zyrtare dhe sipas deklarimit të vitit 2009,  Edi Rama ka vetëdeklaruar pasurinë e tij se nuk ka më shumë se 2 mijë euro kursime.

Kështu, Edi Rama i lau plot 12 vite si kryetar bashkie me 3000 euro, pra me gjuhën e sotme, u vetë-vettingua duke bërë kështu një shkëputje nga korrupsioni i 20% për të hapur siparin e vjedhjeve që po dëshmojmë sot, me tendera dhe koncesione qindra milionë eurosh. Si për dreq, na ekzistokërka një skedar ndërkombëtar, një Vetting i fshehtë në ca zyra ndërkombëtare që i shkau OSBE-së.

Në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media rrodhi një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë.  Raporti, i hartuar gjatë vitit 2014, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE, nuk u mohua asnjëherë nga hartuesit e tij. Pikërisht në këtë dokument, thuhet se kryeministri Edi Rama,ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milion euro pasuri. Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. “Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet e zeza në të bardhë në këtë raport”.

Shkurt, kemi një vetëdeklarim  të Ramës, një raport të OSBE dhe një vetting që po shkartis gjyqësorin dhe si ithtari kryesor i saj është vet Rama i mësipërm. Çka e bën tërë procesin si prerja e kokave të Hidrës mitologjike, ku pas çdo prerje çeleshin dy të tjera, ndërsa trupi i korrupsionit, Edi Rama, vazhdon të qëndrojë në këmbë.

 Nëse sot, Edi Rama do të kalonte në filtrin e vettingut që po kalojnë gjyqtarët, llogaria 3000 euro e 2009 dhe vila e Surrelit në 2013 rezultojnë në një vlerë që i afrohet raportit të OSBE-së. Prandaj i druhet vettingut në politikë, se në 2009 vetëdeklarimi i tij është vetëinkriminim dhe pasuria e tij, si vila pa faturë e Surrelit, bën “mu” në gjithë këtë panoramë të falsifikuar të reformës në drejtësi.

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 10:38
Login to post comments