Ku ndodhen motra dhe nëna e Xhisiela Malokut?!

Tuesday, 02 October 2018 19:22

REDAKSIONALE

Xhisiela Maloku për pak minuta e habiti opinionin publik me intervistat e dhëna mbrëmë në dy emisione televizive. Por sa më shumë kalonin minutat çdo shqiptar e kuptoi se ajo vajzë ishte në një hall shumë të madh.

Çdo lëvizje e saj, çdo muskul i saj, në çdo fjalë që ajo nxirrte nga goja dukej sikur donte të thoshte “ju lutem, kam nevojë për ndihmë”. Diçka shumë e madhe ia bënte copë shpirtin e saj.

Vetëm pak kohë më parë ajo pati guximin për tu lavdëruar të denonconte përdhunuesin e saj, jo një herë por në disa raste. Xhisiela guxoi, kundër të shteti bandit, të denonconte edhe një oficer të policisë. Ajo nuk u tërhoq ndaj banditizmit të oficerit në mbrojtje të krimit. Ajo denoncoi dhe ridenoncoi, edhe pse gjithnjë kish qenë nën kërcënimin e armës së djalit të deputetit.

Po mbrëmë çfarë e detyroi Xhisielën të zgjidhte burgun në vend të lirisë, të zgjidhte ripërdhunimin në vend të drejtësisë? Çfarë rrezikonte ajo më shumë se jetën e saj?

Ajo është një vajzë e re, me një motër dhe një nëne në shtëpi, të detyruar të rriten pa babanë e tyre. Për të nëna dhe motra janë gjithçka që ajo ka në një kohë kur nuk sheh askënd t’i gjendet në krah, në momentin kur është përballë edhe një terrorizmi të mirëfilltë shtetëror.

Edhe në intervistat e dhëna shpeshherë ajo e shprehte dashurinë dhe ndjenjën e mbrojtjes që ajo ka ndaj familjes së saj. Ndaj pyetja që shtrohet sot është ku janë nëna dhe motra e Xhisielës? Çfarë po ndodh me to?

Pse mediat rendin të intervistën një gjysh të papërgjegjshëm dhe kur shkojnë të shtëpia e Xhisielës nuk duket asnjë shenjë e familjareve të saja më të afërta.

Një njeri mund ta marrë përsipër rrezikun e jetës së tij por kur vjen fjala të jeta e të dashurve më të afërt gjithçka ndryshon.

Në të gjitha këto pyetje duhet ta kërkojmë dhe ta gjejmë gjithçka që ajo vajzë ka thënë këto dy ditë. Te fakti që nëna dhe motra e Xhisielës mungojnë në apel dhe kjo është frika më e madhe e Xhisielës sot. 55NEËS.AL

 

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 17:26
Login to post comments