Përshëndetja e ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë Luigji Soreca për operacionin e Hasit mëngjesin e sotëm, kur ende policia nuk kishte dhënë të dhënat zyrtare, është sa për tu përshëndetur aq edhe për tu kritikuar.
Për tu përshëndetur për faktin se shqiptarët po shohin një qasje ndryshe nga modeli i Romana Vllahutinit që ishte pjesë e propagandës qeverisëe. Dhe për t’u kritikuar sepse operacioni u shit nga polciia dhe qeveria si i suksesshëm, por shqiptarët panë që në fshatin Brenog të Hasit, vendi ku u zbulua laboratori i heroinës, ishte arrestuar një fshatar 71vjeçar, që askush se beson të jetë kimisti që përziente lëndët narkotike, apo të ishte pika kyçe që siguronte kalimin e heroinës nga Afganistani në Shqipëri e më tej në Gjermani.
Ambasadori i BE-së në vendin tonë do t’i duhet të mësohet me emrat e vërtetë të krerëve të bandave të kokainës dhe kanabisit në Shqipëri. Ata, z. Ambasador ende nuk janë kapur.
Policia zhvilloi shoë mbrëmjen e djeshme në drejtorinë e Tiranës ku njërio pas tjetrit parakalonte ata që i quan krerë të trafikut të drogës, por ende pa kaluar 24 orë disa prej tyre u panë të lirohen.
Shoë u transferua në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policsë, por drejtori Ardi Veliu dhe prokurorja e Krimeve të Renda Donika Prela nuk përmendën faktin se nga operacioni, të vetmit që i shpëtuan prangave ishin Kelmend Balili dhe Lul Berisha.
Janë disa emra që ambasadori i BE-së Luigji Soreca duhet t’i mësojë në mesin edhe të disa emrave të tjerë të inkriminuar me trafikun e drogës që Kryeministri Edi Rama i përkrah dhe i ka futur në politikë.