Banaliteti i se Keqes

Saturday, 10 November 2018 10:21

Nga Oerd Bylykbashi

Lexova qe dje paska reaguar supermeni! Konfirmim i banalitetit te se keqes qe ai perfaqeson. Po reagon me vulgaritet ndaj kujtdo qe e akuzon per cfare eshte katandisur. Nje reagim halli, fiks si ai i brejtesve para termetit!

E te mendosh qe me kete banalitet, pretendon te perfaqesoje model politikani per durrsaket, sepse sipas tij ka mbaruar koha kur votat i mblidhnin politikanet serioze. Sigurisht, ai sot votat i mbledh me "duart e pastra akullore" te krimineleve.‎ E te mos harroje se njesoj si ai, shume vota mblidhte edhe Elvisi i Kavajes, qe ishte denuar per perdhunim ne grup, apo ata fare deputetesh te Rames qe kishin denime per trafiqe. Eh ku eshte katandisur!

Jam i sigurt qe me sistemin e tij kriminal duke ia dhene mbledhjen e votave me koncension bandave kriminale, mbledh shume vota.

Por ky nuk kupton dicka, qe eshte ky fiksimi i tij per te dale si Njeriu Merimange ‎qe kacavirret dere me dere per te blere vota e per tu mburrur me rezultatin sa me te thelle, qe po e con me hap te sigurt drejt burgut. Aty ne burg mund te perpiqet ta nxjerre PS edhe fituese me 100%.

Po ku e lene te kuptoje realitetin ku eshte zhytur ata "profesoret" e injorances qe i rrine rrotull e i thone sa i zgjuar e i zoti eshte, packa se nuk ka durrsak qe nuk po i plas buza me kete katrahure qe ka katandisur qytetin. Ne fakt nuk behesh dot urbanist kur ngel ne shkolle.

Nuk ka nevoje askush te sforcohet e ta coje ne burg, sepse po shkon vete. Dosjen Nr. 339 e ka plot. E ka rrugen te lire, nuk e ndihmon dot njeri per ta mbajtur jashte, madje dhe shulin e qelise do e mbylle vete mesa duket. ‎Dhe me pas do t'ia hedhin celsat jashte. Pikerisht aty ne fakt, kur te sjellin cigaret do kuptosh sa te duan durrsaket.

Fluturo sa te duash me pelerine apo kacavirru ku te duash. Nuk ka rendesi sa shume vota mbledh me kriminele apo leke korrupsioni. Burgu per krime zgjedhore dhe korrupsion nuk pyet per vota e rezultate te thella‎. Vetem nese deri atehere nuk ke ikur ne ndonje vend qe nuk ka marreveshje ekstradimi.

Imagjino, nuk eshte ngritur ende SPAK. Atehere do jete edhe me e hidhur se nuk te ndihmon dot Prokurorja e Perkohshme dhe Kryeministri‎!

P.S.: Dhe meqe kur vije deri ne Durres per te shkuar ne gjimnaz te duhej te merrje autobus se e kishe disi larg qytetin per te ardhur ne kembe, dhe qe me sajesa banale nuk shkon dot larg, lexo pak ‎nga historiku i PD i 1991 ne Durres. Nuk te ben dem te lexosh!

Login to post comments