Nga Ilir Nikolla
Ne 550 vjetorin e Skenderbeut, Heroit Kombetar te Shqiptareve, Edi Rama na e nguli nje thike pas shpine. Edhe pse se bashku me qeverine e Kosoves, shpalli kremtimet e pervjetorit te Gjergj Kastriotit, ne audiencen me Papa Franceskun nuk dergoi asnje shqiptar te lindur jashte Shqiperise Londineze. As nga Prishtina, as nga Shkupi, as nga Ohri e as nga Ulqini. Per te na hidheruar me shume, ne krye te dergates prej 200 shqiptaresh ishte vene Gramoz Ruci.
Asnje justifikim s’ka kjo sjellje. S’eshte harrese. Ashtu e duan armiqte e shqiptarise se Pashko Vases, Ibrahim Rugoves, bile edhe vete Papa Franceskut, Kosoven: pa katolike, pa Skenderbe, pa shqiptare.
Kjo thike pas shpine duhet denoncuar...bile edhe diplomacia e Vatikanit duhet te rrefeje se s’ka gisht.