Tahiri, kutia e zezë e Ramës

E mërkurë, 21 November 2018 18:12

Pak ditë më parë deklarata zyrtare e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riktheu me të drejtë në skenën e politikës të drejtësisë dhe të medias çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.
Kjo nuk është një çështje e një personi ish-ministër i brendshëm. Kjo është çështje që në radhë të parë që i përket hetimit të thellë për një sistem të tërë që ngriti ardhja në pushtet e këtij sekti të rrezikshëm me emrin Rilindje. Raporti që ky sekt krijoi me krimin e organizuar është i suksesshëm si kurrë më parë në të gjitha vitet e trazicionit.
Njeriu dhe arkitekti ishte dhe mbetet Edi Rama . Por vënia në jetë e të gjithë trafikut të kokainës, heroinës , kthimit të Shqipërisë në Republike të Kanabisit dhe mbështetjes që krimi i organizuar mori në këtë trafik, ishte Saimir Tahiri.
Saimir Tahiri mbrohet nga Rama jo si ish-deputet , apo bashkëpunëtor i tij. Saimir Tahiri është në të vërtetë kutia e zezë e Edi Ramës. Çdo material dosje video që ai zotëron është një kërcënim për Edi Ramen. Sa herë që Saimir Tahiri ka folur apo ka kërcënuar, ose nuk është arrestuar ose i është kthyer pasaporta mbrapsht, ose ka njoftuar për konferencë për shtyp dhe me vonë është larguar Fatmir Xhafa etj.
Segmente të caktuara të shërbimeve serioze të inteligjencës këtë e dinë. E dinë mirë dhe të dhënat janë aty faktet janë aty po aq serioze e kokëforta. Rama nuk mbron Tahirin, por vetëm veten. Por me sa duket po afron afati kur avioni i Rilindjes bie dhe duhet të hapet kutia e zezë për të parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Modifikuar më E Enjte, 22 November 2018 13:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...