Sandër Lleshaj në hijen e zbehtë të Kadri Hazbiut kundër opozitës

E Enjte, 22 November 2018 18:49

Policia e Shtetit dha një shfaqje të shëmtuar sot në protestën e banorëve që po u prishen shtëpinë nga Edi Rama, duke e paraqitur keq kësisoj drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj. Policia nuk ishte ajo që kërkohej, ndërsa u inskenuan estrada si rastit i “prerjes së gishtave” të polices, “ngjarje” e cila më parë u shpërnda se ndodhi. Në spital, ku shkoi për të zhvilluar shfaqjen teatrin gjoja për shëndetin e policëve, Lleshaj foli kundër opozitës. Ai u bëri thirrje “përfaqësuesve politikë të caktuar”, duke e shpallur se “po mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil” që të largësohen nga dhuna. Lleshaj, ish ushtarak, i renditur në grupin e një prej qeverive më të papërgjegjshme të historisë së Shqipërisë, kurrsesi nuk kishte asnjë lloj morali ta bënte këtë. Kjo sepse opozita është vlera e këtij vendi, është institucioni që kallëzoi shtetin e kanabisit që ndërtoi Edi Rama. Lleshaj e ka nisur ters punës e ushtruesit të ministrit, duke u përpjekur të demaskojë “armikun e klasës”. Vetë Lleshaj që synon të jetë një hije e dobët Kadri Hazbiut, mbase ka harruar se Enveri nuk ia diti për nder atij.

Modifikuar më Premte, 23 November 2018 10:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...