Presidenti i Republikës sapo pranoi betimin e ministrit të ri të Brendshëm Sanëdr Lleshaj. Në selinë e presidentit, Lleshaj u betua për përkushtim në detyrë, pikërisht në ditët kur kryeqyteti është përfshirë në një gjendje jonormale. Drejtuesit e policisë, Edi Rama (komisar politik) dhe Sandër Lleshaj (komandant i repartit) jo vetëm kanë dhënë mesazhe dhune e krejt të gabuara, por e kanë keqorientuar trupën që drejtojnë. Në kushtet kur komisari e komandanti janë në pozitat që i pari do ia hedhë fajin të dytit (se meritat i do për vete), presidenti duhet të ketë gati dekretin e ministrit të ri, emrin e të cilit kryeministri do ia sjellë në kohën e duhur. Se që do ketë shpejt pasues Lleshi, kjo nuk diskutohet.