Kryebashkiaku i Tiranës, i njohur si njeri që gënjeshtrën e ka më të dashur se bukën dhe propagandën si mjet pune, ka rritur orët e agjitacionit të tij ditët e fundit. Për një njeri dukshëm dembel si Erion Veliaj, puna e parë e të cilit në administratë ishte ministër, mjafton të shohim përmbajtjen e kasetave agjitative që përgatit kuzhina e tij. Veliaj po flet për mrekulli të banesave sociale. Jepet përshtypja sikur po dynden familjet se banesat e Shkozës. Në planet që vetë regjisori Veliaj përgatit, shfaqen televizorë, lavaçtriçe e frigoriferë fringo, për të dhënë idenë se mrekullia po i pret banorët që do u ikin gjithë kursimet e jetës së tyre. Veliaj e di se me këtë lloj propagande as ndikon te banorët e unazës së re për të plotësuar rrjepjen e 40 milionë eurove. Kjo propagandë bëhet për banorët e tjerë, në mënyrë që impakti i protestës së banorëve të mos përhapet më tej. Minutat kushtuar protestës së banorëve të unazës së re nëpër televizione janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa prania e agjitpropit dembel të bashkisë janë rritur së tepërmi. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Sa herë Rama i ka keq punët në qeverisje, shihet një “ndërsim” e agjitatorit Veliaj, i cili gjithnjë flet për gjëra pa lidhje me njëra-tjetrën.