Pse i shembi Erion Velina banesat e banorëve të Unazës së Re kur projekti nuk ekzistonte

Premte, 07 December 2018 23:00

Shembja e shtëpive të banorëve të Unazës së Re është bërë duke u bazuar në një projekt, që në fakt nuk ekziston pasi është bërë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Edhe faji për këtë, mbi të gjitha bie mbi Erion Veliajn, i cili dërgoi fadromat për të shembur, shtëpitë e banorëve, duke i lënë atë në mëshirë të fatit bashkë me fëmijët e tyre.

Kompania që kishte fituar tenderin për të ndërtuar këtë lot të Unazës së Madhe, kishte sjellë dokumente të falsifikuar për të fituar miliona euro.

Në fakt, Erion Veliaj si një mashtrues i madh, duhet të ketë qenë patjetër në dijeni të këtij skandali, madje ai e ka bërë me qejf shumë të madh.

Por, Veliaj duhet ta dijë se tashmë projekti nuk ekziston, dhe për këtë, ai duhet të mbajë përgjegjësi, dhe do të mbajë, pasi lotët e familjeve të Unazës së Re, nuk falen.

Dhe krimeve të shumta që ka bërë Veliaj, i shtohet edhe ky krim, i cili nuk është vetëm korruptiv, por është mbi të gjitha krim kundër njerëzve.

/55News.al/

Modifikuar më Saturday, 08 December 2018 11:05
Login to post comments