Duket se korrupsionin për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe po del në dritë, pas publikimit të ditës së djeshme të dokumenteve në emisionin e Ylli Rakipit, të Paekspozuar.
Bëhet fjalë për kompaninë Dunwell Haberman, e cila ka dorëzuar në QKB, bilancin për vitin 2017, por që në fakt është i falsifikuar.
Po ashtu, kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.
Por, në fakt të gjitha dokumentet kanë qenë të falsifikuar, madje edhe vetë firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock.
Por, si ka mundësi që një firmë e cila vjen nga SHBA, për të marrë një tenderë me miliona euro, nuk bëhet asnjë verifikim të dokumenteve.
Madje, edhe QKB, Qendra Kombëtare e Biznesit, e drejtuar nga Pranvera Fagu, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hetim, por madje ka legalizuar dokumentet e falsifikuar të kompanisë amerikane.
Më e pakta që mund të thuhet për Fagun, është se ajo mund të ketë qenë e paaftë, dhe kompania në fjalë, mund të ketë mundur që të mashtrojë atë.
Por, që të thuhet kjo, duhet me qenë shumë dashamirëse me të, ose më saktë, do ishte mbrojtje për të.
Pranvera Fagu, jo vetëm që duhet të japë menjëherë dorëheqjen, por edhe duhet të hetohet si e përfshirë në këtë aferë korruptive.
Sepse nuk ka asnjë mundësi, që një firmë e drejtuar prej një 26 vjeçare, të mos i bëhet përshtypje drejtoreshës, për të mos hetuar sesi ka mundur që firma e tij të qarkullonte miliarda lekë.
Të gjitha e kanë një shpjegim, dhe shpjegimi është se ata kanë qenë të përfshirë të gjithë, duke filluar që nga Edi Rama dhe duke përfunduar tek Fagu.
Madje, edhe Arta Marku, nëse nuk do të nisë hetimet për këtë aferë, e cila është jo vetëm korruptive, por edhe kriminale, atëherë edhe ajo është e përfshirë.
/55News.al/