Edi Rama ka thyer çdo rekord te hipokrizisë. Kryeministri i kapur me preshë në duar me vjedhjen e 18 milionë eurove tek Unaza e Re, për ti dërguar drejtpërdrejt në një parajasë fiskale, i ka ftuar studentët protestues të bëhen bashkë me të për të luftuar korrupsionin. “Duhet të bashkohemi kundër korrupsionit dhe kulturës së falcifikimit” tha ai në një mesazh në Facebook, drejtuar studentëve që i ftoi të dialogonin të hënën në ora 11 00.
Kryeministri kërkoi një strategji të përbashkët mes qeverisë dhe protestuesve duke harruar se manifestuesit janë prej 5 ditësh në shesh për të luftuar kundër reformës së tij në arsim dhe zgjidhjeve klienteliste në favor të universiteteve private.
Duke iu referuar ngjarjeve të sotme kryeministri habiti shumëkënd kur tha se atij i duhet “një protestë e fotë dhe e pa përçarë” për të rregulluar gjendjene arsimit në kundërshtim me atë që thonë kazani politik i opozitës dhe mediat që ai vazhdoi ti konsideroi me termin materie e biodegraduar.
Edhe për studentët protestues fillimish Rama përdori të njëjtën gjuhë duke i etiketuar si ngelës, por me kalimin e kohës, kur u pa përmasa dhe vendosmëria e saj ai ka ndryshuar pllakë. Ai po përpiqet të luajë edhe me manifestimet e studentëve rolin e atij që lan duart nga krimet si Pons Pilati, njësoj siç bëri me aleatët e tepsisë apo me drejtorët e vegjël të hipotekave.
Mesazhi absurd i Ramës edhe këtë herë ishte i denjë për revolucionin kulturor të kryetarit Mao qe kërkoi ti trajtoi protestuesit si gardistet e kuq kinezë : “Unë që qeveris prej 5 vitesh nuk kam asnjë faj” dhe mëkatin e kanë të vegjlit që qendrojnë mes tij dhe studentëve. Pra edhe njëherë ai pretendoi se peshku qelbet nga bishti.