Manjani: Ende shpresoj që ky popull do ta refuzojë litarin në qafë….

E mërkurë, 12 December 2018 19:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se Koncesione, PPP e tendera publikë janë vetëm mjetet “ligjore” të vjedhjes së parave e të pasurisë publike.

Manjani: Paska qenë vërtetë i pasur ky vend! E vodhën e po e vjedhin kush mundet e sa mundet!

Me paret e vjedhura po mbushen parajsat fiskale dhe po ushqehen biznese të majme në Amerike e jo vetëm! Koncesione, PPP e tendera publikë janë vetëm mjetet “ligjore” të vjedhjes së parave e të pasurisë publike.

Ndërkohë që pronarëve të vërtetë, Shqiptarëve, ju vihet laku në fyt me taksa e tarifa pa fund, ose ju tregohet dera e emigracionit si alternativë…Ekonomia informale dhe “mëshira” apo “bamirësia” e të fortëve, trafikantëve apo push-tetarëve zëvendësojnë mungesën e shtetit, kur njerëzit kanë nevoja jetike. Kjo skemë (që nuk ka lindur sot) ka korruptuar vetë demokracinë, por edhe ka neveritur politikën e cila është kalbur tërësisht.

Shtetin nuk e beson më askush. Ai shfaqet vetëm për të të marrë paret (tarifat) ose për të të hedhur hekurat. Zgjidhje të reja nuk po duken. Neo-marksistë e neo-komunistë e neo-fashistë e neo-dreq i mallkum përpiqen të zënë vend, por janë pjellë e sistemit të kalbur.

Nuk e di, por ende shpresoj që ky popull do ta refuzojë litarin në qafë….

Ndërkohë nëse kjo protestë e Studentëve shuhet, përveç shpresës që mbytet keqas, familjet do duhet të nxitojnë pak me ato pagesat e tarifave.

Pak më vonë do shtohen edhe kamatëvonesat e këtyre ditëve.

Ende nuk dua ta mendoj këtë fund!

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 08:57
Login to post comments