Nga Kastriot Islami
Studentët e kanë kuptuar se Rama është një monstër… prandaj nuk pranojnë të negociojnë apo dialogojnë me të…kjo është arsyeja e vërtetë, e pathënë prej tyre.. Se ata janë të kulturuar, janë të mençur dhe kanë për synim arritjen e objektivave të tyre, prandaj janë të kujdesshëm dhe me shumë elegancë e një gjuhë e fjalor të përmbajtur e të zgjedhur kanë kërkuar fillimisht realizimin e 8 kërkesave të studentëve, ndonëse e kanë të qartë se Rama nuk ka ndërmend të plotësojë asnjë prej tyre. Rama nuk ka as dëshirën dhe as kapacitetin për ti plotësuar ato. Dhe vetëm gënjen duke deklaruar se është gati të pranojë 8 kërkesat e tyre. Ndërkohë që në mënyrë tinzare e hileqare i fton studentët të dialogojnë për kërkesat e tyre që janë veçse detyrimet e tij ligjore…
A është kjo hera e parë që Rama sillet në këtë mënyrë? Sigurisht që jo…Fatmirësisht ai po shfaqet në sytë e të gjithë shqiptarëve ashtu siç është në realitet, “lakuriq” si një monstër…
*
Rama s’ka asnjë të ngjashëm në planet…natyrisht si monstër…
S’ka asnjë analist politik në planet që mund të analizojë në mënyrë racionale sjelljet e tij…
Gjithçka Rama bën s’ka asnjë përmbajtje, e gjitha është etiketë e vendosur në një vrimë të madhe…
“Mëncuria” e tij është hilja dhe intriga është “zgjuarsia” e tij…
Mosmirënjohja është veçoria kryesore që e udhëheq në të gjithë “suksesin” e tij…
Rama gjithnjë premton duke mashtruar, madje duke e pasur paraprakisht të qartë se po gënjen dhe me synimin për të fshehur të vërtetën. Dhe kur dikush përballë ja zbulon mashtrimin apo i vendos të vërtetën, ai hidhet e përdridhet, lëpihet e gufurret vetëm për t’ju fshehur të vërtetës…
Rama, për çdo dështim, gjithnjë fajin ja hedh të tjerëve, fillimisht kundërshtarëve e më tej edhe bashkëpunëtorve e kolegëve për ti shpëtuar të vërtetës dhe ndëshkimit
Kur është në gjendje të rëndë, detyrohet të marrë eksitantë për të dalë nga depresioni, gjatë të cilit shfaqet lëpirës e zvarranik i neveritshëm…Dhe më tej egërsohet duke bërë xheste trupore të pakontrolluara dhe duke u futur monologje e sharje me një fjalor banal e rruge…
*
Shikoni së ç’bën me protestën aktuale, fillimisht i ofendon protestuesit, dhe kur vëren se e ka të pamundur ti mposhtë studentët, kërkon ta copëzojë, ta denigrojë, ta shuajë, ta uzurpojë protestën… Herë i lëpihet studentëve ndërkohë që prapa krahëve i denigron dhe ofendon… Dhe herë i kërcënon ata që janë më aktivët dhe veçanërisht ata që nuk mund ti komprometojë, madje urdhëron arrestimin e tyre..
Është nga të rrallët në planet, për të mos thënë i vetmi, që kohën më të madhe të ditës nuk e merr për të zgjidhur kërkesat e protestuesve por si të kërcënojë e intimidojë protestuesit e familjarët e tyre apo të përçajë e komprometojë ndonjë prej tyre…dhe sesi të dalë në media e të mashtrojë qytetarët duke sharë e ofenduar pedagogët, kundërshtarët, gazetarët,
Në këtë protestë të studentëve ndjen se i është shtrënguar shumë laku rreth fytit dhe nuk sheh rrugëdalje.
Është hera e parë që vëren se të gjithë marifetet e tij, hilet, mashtrimet, intrigat, nuk pijnë më ujë. Studentët përballë tij janë të pakomprometueshëm, të pakorruptueshëm, të vendosur dhe konseguentë në axhendën e tyre studentore. Kjo e tmerron atë. Dhe e ka ligështuar…
Për të shuar, copëzuar, përvetësuar këtë protestë është gati të hedhë në lumë ministren e arsimit, të shkatërrojë të gjithë qeverinë e të dnëshkojë të gjithë ministrat e madje edhe të gjithë grupin parlamentar, mjafton të mbetet vetë duke deklaruar në mënyrë qesharake se është gati të vendoset në krye të protestës dhe së bashku me protestuesit të ndërtojë qeverinë e studentëve të drejtuar prej tij që do të ndëshkonte të gjithë bëmat e Rilindjes?!
Rezulton personazhi me trurin më mediokër e paraqitjen më qesharake në këto 28 vitet e fundit, kur deklaron njëkohësisht se protesta i dha grusht opozitës e nga ana tjetër protestën ja ka organizuar opozita për ti marrë pushtetin!!! Ndërkohë që studentët i kanë drejtuar vetëm qeverisë dhe Kryeministrit të 8 kërkesat, ai kërkon ti shmanget faktit se kjo protestë është antiqeveritare duke deklaruar se studentët i dhanë vetëm një “shuplakë” qeverisë ndërkohë që grushti që studentët i kanë dhënë kësaj qeveri e ka çuar atë në gjendje nokdauni.
Kur studentët i thonë plotëso kërkesën e buxhetit prej 5% të PPB për arsimin deklaron edhe si injorant, edhe si mashtrues, edhe si hileqar se është gati ta plotësojë këtë kërkesë ndërkohë që nuk ka guximin të deklarojë se premtimi i bërë në 2013 dhe i pambajtur prej tij është një mashtrim që e ka future në shah-mati aktualisht. Për një premtim që ka mashtruar prej 6 vjetëve ai është i pabesueshëm për të deklaruar se është gati ta plotësojë menjëherë, ky është një mashtrim i trashë që nuk e kapërdin askush.
*
Këto dhe shumë të tjera i kanë ndërgjegjësuar studentët inteligjentë e të mencur të mos pranojnë të negociojnë për 8 kërkesat e tyre të formuluara më shumë zgjuarsi, kërkesa që në fakt janë të drejtat e tyre ligjore dhe premtime e detyrime ligjore për qeverinë dhe Ramën që kontrollon gjithcka…
Në ditët në vijim me siguri të gjithë këto arsye do të artikulohen në trajtë ekspilicite. Madje atyre do tju shtohen edhe arsye të tjera. Pasuria prej 200 milion euro, e krijuar vetëm si kryetar i bashkisë së Tiranës e që tani mund të ketë vajtur edhe 1 miliard euro, e fshehur në llogari off shore, lidhjet me oligarkët, me grupet kriminale e klanet mafioze, PPP e famshme, abuzimet me tenderat e fondet publike deri te blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve… e shumë e shumë të tjera…
Prandaj studentët duhet ta refuzojnë këtë monstër për negocim e dialog… Kjo është arsyeja e thellë dhe e vërteta… dhe shumë shpejt nëse Rama nuk cliron sistemin qe e ka kapur për fyti do të vijoë nga studentët dhe të gjithë qytetarët jo thjesht refuzimi për dialog por kërkesa për ndëshkim ...