Në protestën e studentëve para kryeministrisë ishte edhe pedagogu Mark Marku. Sipas tij kryeministri duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, pasi është përgjegjësia e tij dhe e jo e Universiteteve. Ai tha se pasi të plotësohen kërkesat, atëherë studentët mund të dialogojnë me kryeministrin.
Mark Marku: Kërkesat e tyre janë të realizueshme, të drejta dhe thjesht duhet të plotësohen siç i kërkojnë studentët.
Pasi të plotësohen atëherë mund të diskutohet. Mendoj se kjo është rruga më normale. Pse duhet të dialgojnë me studentët për të bërë diçka që do të donte ta bënte.
Këto kërkesa që i shtrojnë studentët në i kemi shtruar para 4 vjetëve. Ne kundërshtojmë ligjin për arsimin e lartë.
Universitetet nuk kanë mundësi të bëjnë asnjë veprim ekonomik, pasi gjithë strukturën e ka qeveria. Universitetet kanë pjesën akademike. Universiteti ka problemet e veta por nuk ka përgjegjësi në rritjen e tarifave.