Fondacioni “Qemal Stafa” ishte një fondacion për të rinj, që kishte si qëllim në fillesat e veta për të rekrutuar të rinj dhe më pas për ti futur në politikë.
Edhe pse si fillim, ishte një lëvizje e mirë, në fakt më vonë nga aty, dolën njerëz të cilët e shkatërruan Shqipërinë.
Rasti më domethënës është ai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili ishte edhe drejtuesi i këtij fondacioni.
Duke u bazuar në këto të dhënë, studentët janë mjaft të zgjuar për të qenë të vendosur se nuk do të dialogojnë me Edi Ramën.
Studentët nuk mund të ulen për të dialoguar me Ramën, duke e ditur se ai është përgjegjësi kryesor në shkatërrimin e vendit.
Të rinjtë nuk mund të ulen dhe të kenë përballë një kryeministër, i cili është i kapur nga bandat dhe i zhytur deri në pikën e fundit në korrupsion.
Kjo lëvizje është përtej studentëve, është përtej 8 pikave, lëvizje është një shkëndijë që nuk do të shuhet derisa Edi Rama të bie nga pushteti.
/55News.al/