Në një kohë që opozita kërkoi me ngulmë vetting në politikë, ishte kryeministri Edi Rama, i cili urdhëroi rrëzimin e propozimit të PD-së.
Nuk ka asnjë arsye tjetër, pse Edi Rama vendosi që të rrëzonte këtë nismë, sesa lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me kriminelë.
E nëse do të ndodhte që Vettingu në politikë të miratohej, i binte që i pari që duhej të largohej nga politika për lidhje me krimin do të ishte Edi Rama.
Por, presidenti i Shtetit, Ilir Meta, duke folur nga Pogradeci, i dha një goditje të fortë qeverisë së Edi Ramës, duke thënë se kjo nismë duhet të ishte miratuar.
Kreu i Shtetit, ishte i qartë kur tha se është e nevojshme vettingu në politikë, në mënyrë që të ndahet një herë e mirë politika nga krimi.
Dhe i vetmi person që solli krimin në Kuvend, ishte Edi Rama, i cili e mbushi parlamentin me kriminelë dhe persona më të shkuar kriminale.
Mesazhi i Metës për Ramën ishte mjaft i qartë, dhe duket se Meta nuk do të rrijë duarkryq ndaj kryeministrit dhe lidhjeve të tij me krimin.
/55News.al/