Nga Ylli Manjani
Ministri i Brendshëm bën mirë që ka futur në axhendë përgatitjen për zgjedhje lokale.
Por takimet mediatike me kryetar bashkish dhe prefektë nuk mjaftojnë.
Ende mungon:
1. Një plan i qartë me masa konkrete se si do rinovohen 1.4 milionë karta identiteti që skadojnë deri datën e zgjedhjeve. As edhe një thirrje publike nuk kemi dëgjuar për këtë qëllim.
2. Lidhja e kontratës me kompaninë private që siguron mirmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ka mbi 1.5 vite që ky Regjistër nuk mirmbahet sipas rregullave dhe protokolleve të IT. Gabimet në lista mund të jenë të rënda.
3. Sistemi i adresave që do përdoret për vendosjen e zgjedhësve në listën e zgjedhësve. Do jetë adresa e deklaruar në gjendjen civile, adresa e deklaruar tek formulari i OSHEE apo adresa dështake e kodit 10 shifror?!...
4. Një plan konkret ndërhyrje për parandalimin e personave me precedentë penalë në intimidinin e zgjedhesve dhe në blerjen e votës.
Këto masa nuk kanë lidhje me Kodin Zgjedhor.
Nuk kanë lidhje as me takimet me përfaqësues vendorë.
Janë detyra ekskluzive të qeverisë dhe konkretisht e Ministrisë së Brendshme.