Sulm ndaj mediave/ Vajtimi i një kryeministri në ikje

Hënë, 24 December 2018 20:16

Absurd dhe i palogjikë është treguar këtë pasdite kryeministri në ikje Edi Rama. Ai ka sulmuar gazetarët dhe mediat ku ata punojnë për tezat e publikuara të keqqeverisjes së deritanishme të Edi Ramës, ndonëse vetë ky i fundit bëri një meakulpa gjatë pjesë së parë të ditës, pas mbledhjes së kryesisë. Rama pranoi se ka gabuar, se qeveria nuk ka qënë në lartësinë e duhur për t’iu shërbyer qytetarëve. Por, pa kaluar 5 orë nga deklarata viktimizuese Rama ka sulmuar mediat duke i cilësuar kadrinj pse atë që tha Rama me gojë ata e shkruajnë në opinione apo publikime.
Sjellja e sotme po ve në diskutim të madh psikikën e këtij kryeministri. Ndikim të madh ka edhe paranoja në rritje. I duket sikur të gjithë do e sulmojnë, këtë bëri gjatë pjesës së parë të ditës duke atakuar në mbledhjen e kryesisë të PS-së të gjithë njerëzit që e rrethojnë, përfshi këtu edhe të rinjtë socialistë.
Kjo është një simptomë e diktatorëve. Ajo i shoqëron diktatorët edhe me egërsinë. I tillë është edhe qëndrimi i Ramës ndaj gazetarëve.
Njëkohësisht kjo tregon edhe nisjen e një rrugëtimi rënie në humnerë për këtë kryeministër. Armiqësi me të gjithë, me mediat me studentët, me të vetët, me minatorët, me Banorët e Unazës, me bizneset, me të gjithë shqiptarët. Revolucioni sapo ka nisur, akoma më të rënduar mendërisht do e shohim në ditët në vijim./ Redaksionale 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 25 December 2018 10:33
Login to post comments