Rinia ekzekutohet me plumb në kokë, Lleshaj si shitës kinkalerish

E mërkurë, 26 December 2018 20:25

Mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Laprakës dy të rinj u qëlluan me breshëri automatiku ku një 17-vjeçare gjeti vdekjen e ndërsa shoku i saj 23 vjeçar ndodhet në gjendje të rendë në spital. Ngjarja mafioze ndodhi në mes të Tiranës dhe autorët të pa shqetësuar arritën në objektivin e tyre.
Kjo ngjarje tregon hapur degradimin e rendit dhe sigurisë në vend, të cilat janë vënë në diskutim që me caktimin në krye të Ministrinë së Brendshme të Sandër Lleshaj.
Me dekretimin e tij në pozicionin e ministrit të Brendshëm, Lleshaj tregoi paaftësi profesionale . Ai nxori një urdhër ku përjashtonte policët e shëndoshë, ose barkderra siç ai i quante në vendimin e parë që nxori si ministër.
Sikurse shefi i tij që e emëroi, Lleshaj e ka shndërruar Ministrinë në një dritare më shumë të propagandës dhe estetikës. Për Lleshajn nuk kishin më rendësi vazhdimi i operacioneve që vunë ën pranga ish deputetë e zyrtarë të Partisë Socialiste, por më me rëndësi për të ka performanca e kostumit dhe qëndrimit të policit.
Lleshaj dërgonte forcat RENEA dhe të FNSH tek banorët e Astirit, e ndërsa në Shqipëri krimi bën ligjin, fqinjët tanë kapin ditë për ditë sasi kanabisi të trafikuara.
Për Lleshajn nuk është e rëndësishme forcimi i ligjit por estetika e patrullimit të policëve rrugorë.
E ndërsa atentati i sotëm tregoi mungesën totale të sigurisë në vend, për Lleshajn kjo nuk ka rendësi. E rëndësishme për Ministrin e Brendshëm është që tezgat dhe dyqanet të mos shesin kapsolla, pa krimi le të blejë e shesë armë dhe me to të vriten të rinjtë e të rejat shqiptare./ REDAKSIONALE

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 17:52
Login to post comments