Rama çon veten në çdo ministri

Saturday, 29 December 2018 08:48

Kreu i qeverisë, Edi Rama doli ditën e djeshme për të ndryshuar më shumë se gjysmën e qeverisë, duke shkarkuar kështu ministrat që kishin 5 vite në qeveri.

Por, në fakt, Rama edhe pse tha se ndryshimet erdhën si pasojë e protestës së studentëve, duket se pas kësaj shkërmoqjeje të qeverisë fshihet një djallëzi tjetër e Ramës.

Rama hoqi disa ministra, të cilët përpos faktin se ishin të përfshirë në skandale, ata njiheshin si figura politike.

Kështu, që Rama për të pasur kontroll në çdo gjë, ai vuri në ministritë kyçe, ku duket qartë se ata nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë edhe një forcë apo pushtet.

Më këtë lëvizje, Rama përveç se u bë ministër i çdo ministrie, tani është bërë edhe kontrolluesi i çdo posti.

/55news.al/

Modifikuar më Saturday, 29 December 2018 13:41
Login to post comments