“Unë se kam ditur se është vjedhur” kështu përgjigjet Rama gjithmonë që në media plas skandali i radhës së qeverisë që ai drejton. Tezë kjo që na kujton shprehjen e famshme të diktaturës “Unë nuk dio gjë, vetëm po ta ketë bërë Mehmeti me kokën e vet”.
Rama shkoi në studion e “Opinion” si panelist ku trajtohej tema e varfërisë së skajshme te shqiptarët dhe paturpësisht deklaroi se deri në këtë moment nuk e dinte se shqiptarët ishin kaq të varfër.
Gjithashtu Rama u përball me kërkesat e studentëve dhe në takimet që sajonte me anëtarë të FRESSh shprehej pas çdo problematike se nuk e ka ditur që ekzistonte.
Kulmi arrit me deklaratën ndaj një studenti të verbër. “ Nuk e dija se të verbrit nuk trajtoheshin me lehtësira” tha Rama duke ia hedhur fajin burokratëve të institucioneve.
Kjo sjellje u përdor edhe me ndryshimet në qeveri të bëra gjatë ditës së djeshme. Rama, pavarësisht se tha disa rreshta për të larguarit se ata na kishin bërë arritje të mëdha , prapë i zbythi nga qeveria. Kush është reformator dhe i suksesshëm nuk largohet, këtë e thonë të gjithë.
Por, Rama mendon ndryshe. Fjalët e mira ishin thjesht propagandë. Rama foli dje edhe njëherë si komunist. “Nuk e dija se këta (të larguarit) vidhnin dhe i hoqa” ishte i gjithë fjalimi i mbajtur para Asamblesë së PS-së.
Pra Rama justifikoi qëndrimin në krye të kësaj qeverie të kalbur. Ai tashmë është kapiten i një anije me marinarë të rinj por që fut ujë nga të katërta anët./ Redaksionale