Beogradi është pushtuar këto kohë nga protesta dhe demonstrata të jashtëzakonshme kundër Vuçiç-it dhe politikës së tij putiniste, në përndjekje dhe eliminim fizik të kundërshtarëve politikë.
Me mijëra kanë mbushur sheshet dhe presidenti serb, njëlloj si miku i tij i ngushtë, Kryeministri shqiptar Rama, është në gjendje shumë të vështirë. Populli i tij e ka vënë me shpatulla pas murit.
Dhe Rama këtej nga Tirana nuk e shikon këtë gjendje në rënie të sigurt të vëllait të tij serb Vuçiç. Madje Rama vijon të ruajë marrëveshjen dhe bindjen e plotë ndaj tij.
Vetëm pak ditë më parë Rama e bëri Vuçiçin me ministër të Jashtëm në Shqipëri. Gent Cakaj, fëmija i ‘birësuar’ i Baton Haxhiut” është tashmë kryediplomati shqiptar. Dhe në këtë mënyrë Rama e ka vënë diplomacinë shqiptare, e cila konsiderohet kyçe për stabilitetin rajonal, në shërbim të planeve serbe për Serbinë e Madhe.
Kështu që Rama nuk do ta shohë rënien e vëllait të tij serb Vuçiç. Por edhe këtë herë Kryeministri ynë nuk di ta lexojë realitetin dhe vazhdon me realitetin e tij paralel. Në Ballkan ka ardhur fundi i diktatorëve. Rama dhe Vuçiç do të jenë të fundit që do ta mbajnë këtë epitet në rajonin tonë. Dhe e sigurt është që kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Rënia e diktatorëve dhe hajdutëve, që nuk u mjaftuan duke vjedhur popujt e tyre, por duan të bëjnë edhe tregti kufijsh, është e sigurt.