Ambasadorja që priste Rama....

Premte, 04 Janar 2019 18:24

Pritej të vinte në Shqipëri si ambasadore, por Kongresi amerikan mësohet se ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec duke iu rikthyer nominimi i sërish presidentit Trump. Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik 2018 dhe kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.

Bllokimi i kandidaturës mësohet se ka ardhur nga bashkëpunimi me ish-spiunin e shërbimit inteligjent britanik MI6, Christopher Steele.  Steele është ish-agjenti i MI6 që përpiloi dosjen e pistë për bashkëpunim të Presidentit Donald Trump me Rusinë. Sipas emaileve dërguar Kongresit nga Departamenti i Drejtësisë, Kavalec, diplomate karriere, ka komunikuar me Steele gjatë kohës që ai përgatiste dosjen. Kontaktet e saj me ish-agjentin britanik dhe me zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr, i cili gjithashtu kontaktonte me Steele, duket se kanë penguar marrjen e postit të lënë bosh nga Donald Lu.
Kavalec, ishte ambasadorja që priste Edi Rama, i cili ka investuar maksimalisht në këtë drejtim sikundër bëri dhe me ambasadorin Lu që iku duke përdorur Soros që të ushtronte ndikimin e tij dhe në Shqipëri të vijnë diplomatët që do t’i mbanin anën dhe sikundër ka ndodhur, ku e kanë përkëdhelur, mbyllur sytë përballë aferave më të rënda që i kanë ndodhur këtij vendi në 28 vjet tranzicion.
Kreu i Rilindjes ishte bërë gati dhe mezi po priste ambasadoren që kishte “porositur”, por ndodhi që Kongresi e ktheu emrin e saj duke mos i dhënë aprovimin.
Kjo lëvizje e Kongresit Amerikan është absolutisht një goditje ndaj establishmentit dhe nuk është aspak sekrete që emri Kavalec vinte nga Soros dhe mosmiratimi nga nënkupton që kemi të bëjmë me shkelje të përmasave të tilla që ajo nuk mund të përfaqësojë SHBA si ambasadore në Tiranë.
Rama që nuk e priste këtë lëvizje dhe ishte bërë gati ta priste Kavalec për ta përdorur në mbrojtje të skandaleve të tij ka mbetur me gisht në gojë!.  Siç duket tashmë ka perënduar koha që kreu i organizatës Rilindje me detyrën kryeministër të mund të tallet me ambasadorët sikurse ka bërë deri më tani. Ka ardhur koha që ai dhe establishmenti të marrin goditjen në kohën e duhur.

Modifikuar më Saturday, 05 Janar 2019 14:36
Login to post comments