Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila, tha se kandidatura e kryeministrit Edi Rama për postin e ministrit të Jashtëm, është shumë e dobët.
Pjesë nga biseda:
Abilekaj: Meta ka krijuar këtë ngërç pikërisht për të krijuar një lloji ngërçi institucional për të hapur debatin që kandidatura që ka përzgjedhur zt.Rama është një kandidaturë shumë e dobët. Që Rama thotë se ai ka lexuar më shumë libra se të gjithë gazetarët në Tiranë ta vinte drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Ai ka qenë zv/ministër për Evropën dhe ka një bilanc negativ. Ne nuk njohim asgjë prej tij përveç faktit se ka qenë zv/kryeministër. Ai e ka thënë hapur që ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është diçka normale. Cakaj është i vetmi diplomat në Perëndim nëse mund të përfshihemi që mbështet hapur ndryshimin e kufijve.