Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Postimi i Rexhep Selimit
E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emeruarën për Ministre të Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura të shquara me dinjitet që do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare që nga Hasan Prishtina e këtej.
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!
A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?
Sa mirë që nuk është më Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku të kërkojë. Ka Kosova patriote e intelektuale të shquar e të respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, për shembull!