Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri, në një status në “Facebook” pretendon se kryeministri Rama është duke i bërë presion ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të japë dorëheqjen, si një mundësi për të kaluar në këtë detyrë kandidatin e padekretuar nga Presidenti Meta, Gent Cakaj.
STATUSI I KLODIAN TOMORRIT
A mund t'i kërkohet dorëheqja te shkarkuarit?
Ne këto momente kryeministri i Shqipërisë është duke i bere presion ministrit te jashtëm ne detyre te japë dorëheqjen për te futur Gent Caken nga dera mbrapme ne postin e ministrit.
Synimi është qe pasi te dorehiqet Ditmir Bushati, zoti Caka te behet zëvendësministri i pare, një skenar i ngjashëm me atë qe u tentua me Sander Lleshajn ne Ministrinë e Brendshme.
Ngërçi me emërimin e ministrit te jashtëm po nxjerr edhe një here ne pah se sa shtet qesharak jemi dhe se sa institucione qesharake kemi ne këtë vend. A mund t'i kërkohet dorëheqja dikujt qe e ke shkarkuar me pare? Qesharake deri ne dhimbje.
Është e vërtetë qe qeveria është kompetence e kryeministrit. Por ka ndryshim te madh mes kompetencës dhe trajtimit te shtetit si çiflig privat.