Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku nga aty mori në gojë të gjithë gazetarët.
Një kryeministër, i cili nuk ka lënë gazetë pa kërcënuar, merr përsipër që të flasë për njerëz që e kanë ngritur punën e tyre mbi bazën e profesionit.
Edi Rama nuk la rast pa vjell vrerë ndaj gazetarëve, dhe kjo është e kuptueshme se pse ka nisur një lum akuzash ndaj tyre.
Kryeministri ka frikë dhe ndihet i kërcënuar nga zbulimet e skandaleve që i janë bërë nga po këto gazetarë, të cilët janë treguar të guximshëm duke i dalë përballur Ramës.
Dhe kjo e ka shqetësuar ata, dhe ka nisur të vjellë vrerë ndaj tyre. Por, Rama duket se nuk e ka të gjatë nga korrupsion që ka përfshirë qeverinë dhe njerëzit e tij të afërt.
E për këtë, ai ka nisur të sulmojë kush i del para. Fundi i tij nuk është i gjatë, e ndoshta do të ketë një fund ndryshe nga të gjithë kryeministrat e tjerë pas vitit ’90.
Kryeministri në ikje nuk e kupton këtë gjë, pasi është në zbritje e sipër, e kjo nuk e lë që të kuptojë se çfarë po ndodh rreth tij.
/55News.al/